02:53 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha kundër Vettingut: Projekt mafioz, të përfshirë edhe diplomatë për t’i dorëzuar drejtësinë Ramës

20:09 | 12/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha kundër Vettingut: Projekt mafioz, të përfshirë edhe diplomatë për t’i dorëzuar drejtësinë Ramës

Kreu i opozitës Lulzim Basha sulmon kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se projekti për  Vettingun është një projekt mafioz, ku janë përfshirë në të edhe diplomatë të lartë në Tiranë.

“Plani i Edi Ramës, si kreu i kupolës së republikës së vjetër, është shumë i thjeshtë. Me vetingun në drejtësi, ai dëshiron të shtjerë në dorë, të vërë nën kontroll të gjithë aparatin e drejtësisë, me qëllim që as ai, as miqtë e tij të korruptuar, as kriminelët të mos kenë asnjë ferrë nëpër këmbë. Projekti i vetingut është një projekt mafioz. Janë përfshirë në të edhe diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës dhe janë marrë peng ekspertë të BE-së. Do të vijë çasti kur ata do të mbajnë përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.”, shkruan Basha.

Ndër të tjera kreu i opozitës shprehet se projekti për Vettingun është bërë pë t’i dorëzuar në dorë drejtësinë kryeministrit Rama.

“Gjithçka është bërë, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të patur gjyqtarë e prokurorë të pavarur e të pastër, për të cilët Shqipëria ka nevojë dhe për të cilët opozita lufton tash e dy vjet, por për t’i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti. Një projekt jo për Shqipërinë, por për Edi Ramën. Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm, kudo ku janë. Ndaj jemi të vendosur të qëndrojmë si pengesë e pakapërxueshme për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.”, shton Basha më tej. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: diplomatelulzim bashaPD
Pas

Siria, Putin pret Tillerson. Në takim me ta dhe ministri Lavrov

Para

Ndoka sulmon diplomatët e huaj: Të dehur nga kanabisi dhe të korruptuar nga droga!

Para
Ndoka sulmon diplomatët e huaj: Të dehur nga kanabisi dhe të korruptuar nga droga!

Ndoka sulmon diplomatët e huaj: Të dehur nga kanabisi dhe të korruptuar nga droga!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.