Në ka një artist që padyshim pëlqehet shumë me artin e tij edhe kur thumbon politikanët ai është padyshim Bujar Kapexhiu. Përmes karikaturave të tij ai arrin të përmbledh në imazh ngjarjet kryesore të një dite më parë.
Po mesa duket diçka nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama që ka komentuar edhe faktin që Kapexhiu në një takim i është bashkuar çadrës së demokratëve. ‘’E kam mik dhe më dhimbset…po mendja mendje është ‘’, shkruan ndër të tjera Rama.
Komentuesi: Tregojani pak dhe njéfar artisti Bijar Kapexhiut , se dhe ai ka filluar dhe kritikon sukseset e PS ésht bér njésh me ata té çadrés
Rama: Bujari ne cader ka qene qekur ishim bashke ne Akademine e Arteve, e bene edhe rektor, e kam mik me dhimbset, po s’ke c’i ben nganjehere, mendja mendje eshte ? Prite kur te thote qe ne cader kam qene edhe une, po ne fakt jo, une ika nga sheshi i revolucionit demokratik qekur pashe Saliun qe erdhi me cadren e te ndjerit shokut te tij Ramiz, per te uzurpuar Partine Demokratike✌️ (E.K/SHUPLAKA)