Presidenti Donald Trump i ka shokuar të gjithë pas një interviste në “Fox TV” ku është shprehur se gjatë sulmit që SHBA ndërmori në Siri pak ditë më parë, ka shijuar tortën më të mirë.
Gazetarët e pyetën presidentin se ku ishte në ato momente kur gjeneralët i kërkuan aprovimin për të lëshuar raketat, por përgjigja e Trump ishte epike. Ai tha se po hante tortë me çokollatë, së bashku me kryeministrin kinez Xi Jinping.
“Shijuam tortën më të mirë me çokollatë që Jinping nuk e ka provuar më parë”,ishin fjalët e Trump.
Më tej, presidenti i SHBA-ve tha se në momentet kur po shijonte tortën me Jinping, ka marrë mesazhin nga gjenerali se raketat janë gati për t’u nisur.
“Dhe çfarë po prisni? Ne vendosëm ta bëjmë dhe raketat u nisën”, ishte përgjigja e Trump.
Javën e shkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”.
Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahaëk”, në aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike. Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 8 prill i kanë rinisur sërish sulmet në Siri, dy ditë pas urdhrit të presidentit Donald Trump. Këtë radhë kanë nisur në një bazë ushtarake në qytetin Khan Sheukhoun, e njëjta bazë ku ka nisur edhe sulmi kimik me urdhër të Basha Al-Asad, ku mbetën të vdekur rreth 80 persona, mes tyre edhe fëmijë.(D.D/Shuplaka)