08:48 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mërgim Mavraj habit: Fatkeqësi që nuk luajta me Gjermaninë

07:20 | 13/04/2017
në Sport, Te Fundit
0
Mërgim Mavraj habit: Fatkeqësi që nuk luajta me Gjermaninë

Mërgim Mavraj  ka dhënë disa deklarata të çuditshme para tifozëve të Hamburgut dy ditë më parë, gjatë një takimi në një fan-klub.

Tifozët e kanë pyetur mbrojtësin i cili shihet mes kandidatëve për të marrë shiritin e kapitenit në kombëtaren kuqezi për ndeshjen me Izraelin se si ndodhi që nuk luajti për Gjermaninë meqë ai është lindur e rritur në Hanau.

“Unë isha shumë i keq për gjermanët”, tha ai fillimisht duke qeshur, ndërsa kujtonte periudhën kur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave duke luajtur përkrah emrave si Nojer apo Boateng.

“Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, janë fjalët e tij, sigurisht, jo ato që tifozët shqiptarë do të dëshironin të dëgjonin nga një lojtar i cili shihet si lider në grupin e Kombëtares..

Mërgim Mavraj u rekrutua nga stafi i FSHF-së që në moshën 19-vjeçare por pastaj ai mori ftesa nga përfaqësueset e moshave të Gjermanisë dhe luajti me ta në dy miqësore, në 2007-ën dhe 2009-ën.

Për disa  vite me radhë ai nuk iu përgjigj ftesave të kombëtares kuqezi edhe pse kishte pasaportën shqiptare, ndonëse e kërkuan me radhë Oto Bariç, Ari Han dhe Josip Kuzhe.

Pas mbërritjes së Xhani De Biazit në stolin kuqezi ai pranoi që t’i bashkohej Shqipërisë duke u kthyer shumë shpejt në një nga elementët kyç të ekipit i cili siguroi kualifikimin në Francë 2016.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: kombetarja e futbollitmergim mavraj
Pas

PARASHIKIMI I MOTIT. 13/04/2017

Para

SHTYPI I DITËS. 13/04/2017

Para
SHTYPI I DITËS 18/12/2016

SHTYPI I DITËS. 13/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.