Dy persona janë pikasur duke transportuar 36 kg drogë dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Ata janë babë e bir të identifikuar si Alban dhe Lulëzim Hoxha.
Ata janë parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës dhe policia i ka pikasur duke tranportuar disa thasë me bimë narkotike.
Sapo kanë parë se po ndiqeshin nga policia, babë e bir i kanë hedhur thasët dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.
Ata po transportonin 6 thasë me kanabis në Shëngjergj. Polica njofton se vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në prodhim dhe trafikim droge në zonën ku dy shtetasit po transportonin lëndën narkotike.
(M.D/ Shuplaka)