Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është sulmuar me vezë, gurë e sende të tjera teksa ishte në një manifestim.
Mediat e huaja raportojne se presidenti u sulmua nga protestuesit, teksa ai ishte në automjetin e hapur, duke përshëndetur turmat në shtetin e Bolivar ku kishte shkuar për një takim me banorët.
Maduro ishte në një automjet ushtarak në rrethinën e San Felix. Por papritur protestuesit shpërthyen, çanë rrethimin e policoise dhe sulmuan makinën e presidentit të vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=3ts40AgicC0
Protestuesit e quajtën bandit dhe lëshuan akuza të tjera ndaj tij.
Por televizioni shtetëror i Venezuelës kishte ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të ngjarjes dhe kjo nuk është e habitshme në Venezuelë, një shtet i cili ka probleme të theksuar me të drejtat themelore të njeriut. (M.D/ Shuplaka)