18:18 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

EKSPERTIZA/ 60-vjeçarit në Durrës i ra infarkt kur e gjuajtën me grushte

09:11 | 13/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja për 13 mijë lekë në Durrës, zbardhet dëshmia e njërit prej autorëve: Gruaja e viktimës shkaku, ofendoi…

Ekspertiza mjekoligjore ka vërtetuar se 60- vjeçari Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën pas goditjeve të marra të trup.

Ai nuk i ka përballuar dot goditjet me grushte nga pronarët e picerisë, duke pësuar një atak kardiak, shkruan “Panorama”.

Policia e Durrësit ka ndërtuar edhe një herë skenën e krimit ku humbi jetën 60-vjeçari për të parë se si ndodhi ngjarja.

Për këtë ngjarje akuzohen dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, 54 dhe 50 vjeç, të dy banues në Durrës.

Faktet e mbledhura sipas policisë vërtetojnë se dhëndri i Kostandinit, Jurgen Kurti, nuk ka marrë pjesë në përplasjen fizike që ishte fatale për Arapin.

Palët rezulton se janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta për motive të dobëta, konkretisht për një tub aspirimi.

Autorët e arrestuar, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe shtetasi Jurgen Kurti, i detyroheshin viktimës që t’i paguanin një shumë parash, 13 mijë lekë të reja, për tubin e aspirimit që kalonte nga dyqani i viktimës.

Viktima ia ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi, të cilët menaxhojnë picerinë. Vëllezërit Ekonomi  e kanë futur Arapin brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.

Shtetasi Jurgen Kurti gjatë kësaj kohe rezulton se ka qenë jashtë dyqanit ushqimor.

Pasi e kanë goditur disa herë me shkelma e grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe në kokë, ata janë larguar duke tentuar të lëvizin nga vendi i ngjarjes me një automjet, por u kapën nga forcat e Policisë.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Nga ekspertiza mjekoligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët.

“Viktima nuk kishte plagë të thella në trup apo dëmtime që të ishin vdekjeprurëse. Ne mendojmë se viktima ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. Pak muaj më parë, ai kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ndaj nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët”, thanë ekspertët mjekoligjorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:55, në lagjen Nr.1, Durrës, në bulevardin “Epidam”, në një dyqan ushqimor në pronësi të shtetasit Agim Arapi. Burime të Policisë bënë të ditur se 24- vjeçari Jurgen Kurti nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Agim arapi
Pas

John McCain viziton sot Kosovën, anashkalon Maqedoninë

Para

”Edhe Lu, edhe Vlahutin, edhe Broshard njësoj si paraardhësit po mbajnë anën e qeverisë”

Para
Analiza e Andi Bushatit: Pse Rama dhe lojërat e fatit janë një histori turpi

''Edhe Lu, edhe Vlahutin, edhe Broshard njësoj si paraardhësit po mbajnë anën e qeverisë''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

Trump emëron një ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia. Në qendër të hetimit një shqiptar, furnizuesi kryesor i kokainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.