Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur për zhvillimet aktuale mbi debatin se ambasadorë të akredituar në Shqipëri, që janë investuar për reformën në drejtësi u kanë propozuar disa partive opozitare të vogla një pakt sekret për të hyrë pa PD në zgjedhje.
Sipas Vokshit, kjo çështje është shumë e rëndë nëse është e vërtetë dhe se duhet të sqarohet.
“ Kjo është një çështje që duhet të sqarohet deri në detaj…institucionalisht!Nëse është e vërtetë, është shumë e rëndë…të kërkohet shpallja e tyre ” persona non grata …” Askush nuk mund të jetë “fuqiplotë” për të shtrembëruar vullnetet e popujve”,- shkruan Vokshi.
POSTIMI:
Diplomaci sekrete, apo agjenturë “diplomatike”…
Kjo është një çështje që duhet të sqarohet deri në detaj…institucionalisht!
Nëse është e vërtetë, është shumë e rëndë…të kërkohet shpallja e tyre ” persona non grata …”
Askush nuk mund të jetë “fuqiplotë” për të shtrembëruar vullnetet e popujve.
Shpresoj shumë që ky incident diplomatik të sqarohet shpejt, zyrtarisht…
#KrizaNukZgjidhetmepazarediplomatike
#ZgjedhjeTëLiraTëNdershme
(M.D/ Shuplaka)