Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me një shkrim sot në mëngjes ka përgëzuar Policinë e Shtëtit.
Në një mënyrë a në një tjetër Manjani e konsideron pozitiv largimin e Tahirit dhe drejtimin që ka marrë policia e shtetit me Xhafajn Ministër të Brendshëm.
Manjani ka qenë një nga të parët që ka kërkuar shkarkimin e Tahirit duke e lidhur atë ngushtësisht me situatën e krimit dhe kanabisit në vend.
‘’Të themi të drejtën,Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë! Është në rolin e saj ligjor dhe kjo po jep rezulat! Uroj të vijojë kështu!’’, shkruan Manjani.
Duhet thënë se ditët e fundit janë kryer disa operacione antidrogë në vendin tonë. Nga ana tjetër vetë Xhafaj ka qenë mjaft i rezervuar në daljet e tij për mediat.
Në ndryshim nga drejtimi i Tahirit ka më pak postime në lidhje me punët e bëra nga policia, dhe në fakt nga shifrat rezulton që në pak kohë të jetë bërë më shumë punë. (E.K/SHUPLAKA)