19:45 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Cilët janë ndërkombëtarët që kanë shpërfillur çadrën e opozitës dhe rasti ‘DULE’ (DEKLARATAT E SECILIT)

11:54 | 13/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cilët janë ndërkombëtarët që kanë shpërfillur çadrën e opozitës dhe rasti ‘DULE’ (DEKLARATAT E SECILIT)

Nga nisja e protestës së opozitës kanë qenë të shumta reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me gjetjen e një marrëveshjeje dhe përqafrimit mes palëve.

Përfaqësuesit e BE-së kanë qenë më aktivët me deklaratat e tyre, ndërkohë që përfaqësuesit e SHBA-ve me në krye Donald Lu-në kanë qenë më pasiv.

I pari që është shprehur në lidhje me bojkotin e opozitës ka qenë komisioneri Knut Fleckenstein. Ai e ka krahasuar opozitën me një person që është caktuar në punë dhe zgjedh të mos shkojë. Sipas tij në këtë rast do të pushohesh.

“Të jesh zgjedhur, dhe të mos shkosh në punë, pushohesh. N.q.s je një parlamentar, mund të bësh çfarë të duash, por duhet të punosh. Të shkosh në punë, në Parlament, e sidomos për të votuar Vettingun. Nuk njoh asnjë deputet europian që të mbështesë bojkotin në çdo vend. Bojkotimi nuk është rrugë për të zgjidhur problemet. A është bojkoti rrugë për të mos votuar Vettingun? Mund të jetë edhe çfarëdolloj tjetër, por duhet të shkohet në punë.
 
Reforma në drejtësi është e domosdoshme edhe për investimet e huaj”, është shprehur Fleckenstein.

Nga ana tjetër ditën e djeshme ka pasur një reagim të përbashkët dhe të Johanes Hahn dhe Frederika Mogherinit. Të dy përfaqësuesit e lartë në BE janë shprehur se bojkoti i opozitës duhet të marrë fund.

Deklarata Mogherini-Hahn:

Ndjejmë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk bëhet jashtë, por brenda Parlamentit sipas praktikës ndërkombëtare. Qytetarët meritojnë një lidership të përgjegjshëm.

Ne u bëjmë thirrje përsëri liderëve të partive politike që të veprojnë me përgjegjësi, të respektojnë institucionet dhe të krijojnë mundësi për zgjedhje demokratike sipas standardeve ndërkombëtare.

Më konkretisht, reforma më e rëndësishme në Shqipëri, ajo e drejtësisë, është sulmuar përsëri. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë të mundur formimin e institucioneve të verifikimit. Të sulmosh reformën gjyqësore në vend që të implementohet vetingu, me monitorimin e ngushtë të ONM, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjësi, të veprojnë brenda kornizës ligjore dhe të qëndrojnë nga ana e popullit shqiptar, të cilët vazhdojnë të kërkojnë se nisja e vetingut dhe reforma e gjyqësorit është një hap vendimtar për integrimin e vendit në BE.

Ndërkohë që në kufijtë e skandalit ka qenë deklarata e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule i cili ka thënë se diplomatë të huaj I kanë kërkuar atijh që të hyjë në zgjedhje në mungesë të PD-së pasi mund të sigurojë më shumë deputetë. Një nga emrat që mendohet të ketë qenë në takim është edhe ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin.

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.

Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, u shpreh Dule.

Në ndryshim nga të gjitha herët duhet thënë se ambasadori amerikan Donald Lu ka zgjedhur të mbajë një rol disi më të tërhequr se zakonisht. Pavarësisht se ndërkombëtarët kanë rolin e tyre duhet thënë se deklarata e Dules ka hedbhur sumë pikëpyetje mbi rolin e tyre më shumë aktiv sesa duhet. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: johanes hahnnderkombetaretromana vlahutin
Pas

Paloka: Rama më i vetmuar se kurrë, me paratë e drogës ka arritur të korruptojë edhe të huajt

Para

Përfundon takimi në seli, çfarë u diskutua në mbledhjen e Bashës me krerët e rretheve

Para
“Mazhoranca” dhe “Mogherini”, Basha takim urgjent në seli me aleatët e Partisë Demokratike

Përfundon takimi në seli, çfarë u diskutua në mbledhjen e Bashës me krerët e rretheve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.