Pasi quajti Çim Pekën njeri pa logjikë dhe se shkrimet e tij nuk do ti lexonte asnjëherë Mustafa Nano ka komentuar edhe Fevziun, Ballën dhe Krastën. Ai është shprehur se secili prej tyre karakterizohet nga pika të forta dhe të dobëta.
Ai vlerësoi me nota shumë të larta gazetarin Adi Krasta duke e quajtur atëe një nga më të mirët që ka sot vendi.
Pyetja: Sigurisht. E meqë jemi këtu, doja të të pyesja, a ka gazetari të mirëfilltë në Shqipëri? Bëjmë ne television? A kemi ne television? Siç , a kemi ne analistë? Kemi ne moderatorë?
Mustafa Nano: Dëgjo, ka profesionistë në Shqipëri. I ka ndihmuar githë kjo përvojë e madhe pune, kanë 20-30 vjet që bëjnë gazetarin. Do s’do ti, të mëson puna. Në këtë kuptim, Blendi Fevziu është profesionist i mirë.
Pyetja: Por a është shkrimtar i mirë?
Mustafa Nano: Shkrimtar, jo.
Pyetja: Eseist.
Mustafa Nano: Po nuk shkruan mirë. Shkruan zakonshëm, nuk e fus tek shkrimtarët. Blendi ka një gjë, që punon shumë, frazën e ka të saktë por të thjeshtë. Bën libra të thjeshtë. Enver Hoxhën- mbledh ca intervista, gjëra të tilla. Nuk është një gjë e sofistikuar. Por si personazh televiziv është i mirë.
Pyetja: Por mos ndoshta dhe ky sofistikimi është për të fituar treg më të madh.
Mustafa Nano: Jo, ai ashtu është. Nuk mund të thjeshtohesh për të fituar audiencë. Kush mendon që është i komplikuar nuk mund të thjeshtohet. Si t’i thuash Kadaresë: Thjeshtohu ti që të të kuptojë populli më shumë.
Pyetja: Shpëtim Nazarko, për shembull, thjeshtohet.
Mustafa Nano: Ai është i thjeshtë. Nuk është se thjeshtohet.
Pyetja: Eshtë si tha ai: ‘’S’kam kohë të shkruaj shkurt.’’
Mustafa Nano: Kam përshtypjen se ai është i thjeshtë. Nuk është se jam ofensiv, e kupton? Stil i thjeshtë. Në njëfarë forme unë i kam dhe zili se shkruajnë dhe shpejt. E kështu, ndërsa Fevzo si personazh televiziv është alamet personazhi. Artikulohet mirë, di të dominojë studion. Ndërsa Sokol Balla është një nga gazetarët më inteligjentë që mund të ketë Shqipëria.
Pyetja: Po Krasta? Dhe ai bën biseda politike?
Mustafa Nano: Krasta është një kombinim midis gazetarit dhe shoë man-it. Krasta është më i miri, the best. Kur vjen puna për të gjetur një njëri që është kombinim i të dyjave.
Pyetja: I kam parë një intervistë një herë me Kadarenë. I shkëlqyer. Kadareja i parë në disa kënde.
Mustafa Nano: Emision apo intervistë.
Pyetja: Intervistë.
Mustafa Nano: Vetëm se Krasta ka një gabim. Kam përshtypjen se në intervistat që bën, ka një prani të madhe të vetes.
Pyetja: Flet gjatë.
Mustafa Nano: Flet gjatë. Kjo është zgjedhje që e ka bërë ai, por mua do të më pëlqente që ai të fliste më pak. Por për të qëndruar tek dy kolegët e mi që bëjnë dhe emisionet më të mëdha politike Fevzo-Balla , këta dinë të bëjnë dhe intervista. Po t’u caktosh detyrë të bëjnë një intervistë të mirë, këta janë intervistuesit më të mirë. Janë njerëz që e ndjekin shumë jetën politike. Deri në detaje, unë nuk jam kjo kategori. Mua nuk më interesojnë shumë detajet, jo vetëm në politikë, por dhe në jetë. Kështu jam! Tip esencialist. Kështu përpiqem të jem. Ndoshta më duket vetja kështu. (E.K/SHUPLAKA)