Tashmë është zyrtare. Pas zhvatjeve të vazhdueshme e deklaratave për mosshitje të tij, çka linte të kuptohej se Silvio Berlusconi do të vazhdonte të ishte pronari i Milanit, vjen lajmi i ri.
Mediat italiane kanë bërë së fundmi me dije se është arritur marrëveshja mes Fininvest-it, pronare e 99.93% të aksioneve të klubit kuqezi dhe një grupi investitorësh kinezë, të cilët do të paguajnë 740 milionë euro (përfshirë 220 milionë euro borxhe) për blerjen e të gjitha aksioneve të klubit 7 herë fitues të Ligës së Kampionëve.
Pritet që firmosjet të kryhen gjatë ditës, ndërsa kalimi përfundimtar i klubit tek pronarët e rinj do të bëhet nga fundi i vitit.
Lajmi përbën surprizë, pasi blerës të Milanit nuk janë një grup investitorësh i përfolur prej disa muajve, një grup i ri i përfaqësuar nga menaxheri Yonghong Li. Kjo blerje e Milanit shënon fundin e një “epoke” nëse marrim parasysh se Berlusconi qëndroi në krye të Milanit për 31 vjet me rradhë.