07:26 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Alarmi i Ambasadës Amerikane për sulme gjatë Pashkëve, Policia kalon në shërbim të përforcuar (MASAT)

08:46 | 14/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen detajet, policët kërkonin lekë nga i aksidentuari: Ti e di si rregullohen punët në Shqipëri!

Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.

Deklarata e djeshme e ambasadës Amerikane se vendi mund të kërcënohej nga sulme terroriste për Pashkë ka përhapur mjaft panik te të gjithë qytetarët.

Në njoftimin e djeshëm të ambasadës thuhej se në këto ditë festash objekt i sulmeve mund të ishin kishat apo objekte të tjera fetare.

Ndërkohë që e menjëhershme ka qenë dhe reagimi i Policisë së Shtetit e cila deklaron se ka kaluar në shërbim të përforcuar dhe ka shtuar masat. Masat janë shtrirë përveç policisë rrugore dhe asaj të rendit dhe në drejtim të policive kufitare.

Periudha e festave në vendin tonë shoqërohet përherë me kthime të shumta dhe të emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje.

Masat:

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve dhe ka hartuar një plan të veçantë masash për këtë qëllim.

Mësohet se masa janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në  territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e pashkëve.

Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore  për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve me karakter terrorist.

Policia e Shtetit uron të gjithë të krishterët, Gëzuar Pashkët dhe siguron ata dhe të gjithë qytetarët se ka kapacitete të mjaftueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që mund të shfaqet ajo. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: alarmiambasada amerikanefrika nga sulmetpolicia
Pas

”Mund të dalin nga burgjet kriminelë me krime të rënda”, Nishani jep alarmin dhe tregon se ku mund të ‘çalojë’ Reforma në Drejtësi

Para

‘’Kush merr Metën merr topat e zjarrit. Ore çke që flet ti pse pronari i çadrës je ti”, shpërthen avokati (VIDEO)

Para
‘’Kush merr Metën merr topat e zjarrit. Ore çke që flet ti pse pronari i çadrës je ti”, shpërthen avokati (VIDEO)

'’Kush merr Metën merr topat e zjarrit. Ore çke që flet ti pse pronari i çadrës je ti'', shpërthen avokati (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.