Saimir Tahiri dhe Elisa Spiropali, dy socialistët, njëri kreu i PS-së Tiranë dhe tjetra sekretare për Rininë paskan talent edhe në muzikë!
Ata kanë rrëmbyer mikrofonat dhe kanë kënduar para qindra të rinjve të FRESSH-it, pasi kanë përfunduar dje aktivitetin në sheshin ”Skënderbej”, nuk i kanë thënë jo festës.
E para ka guxuar Spiropali të ndjekë këngën e Ritfolkëve, e më pas zëri i Tahirit ka kumbuar në skenë. Me sa duket organizimi dje me votuesit për herë të parë dy socialistëve u ka dalë siç e kishin parashikuar. E kush e kishte parashikuar talentin e tyre në muzikë?! (V.G/SHUPLAKA)