16:23 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë, fokus siguria e liderëve shtetërorë

13:06 | 14/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë, fokus siguria e liderëve shtetërorë

Një ditë pasi kryeministri Isa Mustafa njoftoi se mblodhi Këshillin e Sigurisë së Kosovës është konfirmuar se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

“Plane për akte ndaj krerëve dhe institucioneve shtetërore. Institucionet ndërmorën masa për rendin dhe sigurinë. Masa për mbrojen e lidërve shtetërore.”, këto u ndërromën nga ky këshill. 

Njoftimi: 
“Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës.

Institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë.

 (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Këshilli i Sigurisë Kombëtarembeldhje
Pas

Kriza politike në vend, Nishani konferencë urgjente sot në orën 14:00

Para

Diplomimi i Veliajt, aktivisti: I kam kërkuar një kpje dhe nuk ma ka dhënë, mjafton të tregojë listën e krediteve

Para
“Si gënjen Veliaj, cila është kompania e tij që ka gjithë kioskat që pushtuan Tiranën” (DOKUMENTET)

Diplomimi i Veliajt, aktivisti: I kam kërkuar një kpje dhe nuk ma ka dhënë, mjafton të tregojë listën e krediteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

Trump zbulon bisedën me Putin: “Nuk dua ndihmë për Iranin, por për Ukrainën”

Deputeti demokrat Flamur Noka paditet ne GJKKO per shpifje dhe fyerje

Tensionet Iran-Izrael zbuten, çmimet e karburanteve në Kosovë pritet të bien

Vakanva në tre bashki, Haxhimali; Shkelje e rëndë e afateve ligjore, data për zgjedhjet që ne prill

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.