36 terroristë janë vrarë në Afganistan nga lëshimi i një bombe të fuqishme mbi shpellat dhe tunelet ku fshiheshin.
Kjo është video e publikuar nga Pentagoni, teksa duket fare qartë targetimi i vendit dhe më pas lëshimi i bombës, pikërisht në lindje të Afganistanit. ”Daily Mail” ka publikuar detaje nga operacioni duke dhënë detaje se bomba e quajtur zyrtarisht GBU-43B, kapi një rreze prej 300 metrash.
11 tonë eksploziv mbante bomba e lëshuar nga Amerikanët. Ministria afgane e Mbrojtjes ka konfirmuar vdekjen e terroristëve. (V.G/SHUPLAKA)