14:23 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Rrëfehet bashkëshortja e Agim Arapit: Nuk paska shtet për Jurgen Kurtin, vrau babën e vet, vrau burrin tim… (VIDEO)

17:39 | 14/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Një vit pas vrasjes së të atit, ish-menaxheri i vipave sërish në burg (FOTOT)

Gruaja e pronarit të një dyqani ushqimor, Agim Arapi, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë pasi u sulmua nga tre komshinj të pallatit ku kishte dyqanin.

Bashkëshortja e viktimës, Vjollca Arapi, në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, shprehet kundër lirimit të të riut Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave.

Vjollca tregon minutat e tmerrit ku bashkëshorti i saj u masakrua me grushte e sende të forta. Ajo tregon se djali Dervis Arapi, e pa babain e masakruar dhe të shpërfytyruar në dyqan.

Jurgen Kurti, i akuzuar një vit më parë për vrasjen e babait të tij, sipas Familjes Arapi nëse ai lihet sërisht të qarkullojë i lirë, mund të përbëjë rrezik për një tjetër person.

Zonja Vjollca ju jeni dëshmitarja e vetme e ngjarjes, mund të na thoni si ndodhi sherri?
Kalon Jurgeni, kaloi data e qirasë. I thashë Jurgen do ta paguash qiranë. “Do të vras” tha. Po thashë unë ti qenke burrë maskara. Burri im ishte në shtëpi. Ky tha “qepe gojën se do të vras”. Zbret burri im. Tha ‘çke mo Jurgen”. I thashë lene-lene Gimi se u sqarova unë. E mora burrin tim dhe u ul në dyqan brenda, ka qenë ora 19:30. Për 10 minuta pas kësaj kam marrë një telefonatë nga Koçi. “Më prit tha se do vij të vras”. Ka ndodhur për gjysmë ore. S’ma mori mendja se do vijnë këta. Vjen Koçi “duhet të qetësosh Jurgenin edhe duhet t’i kërkosh falje”, tha. Këto syze janë të vëllait të tij dhe kanë rënë tek dyqani im. Më vjen po ky, i vëllai dhe më ul direkt qepenin. Unë isha brenda, ul qepenin. Mos e prekni me dorë iu thashë se ky ka bërë koronaren, ju lutem mos e prekni iu thashë (qan).

Çfarë ndodhi më pas, a kërkuar ndihmë?
Mora telefonin, ngre qepenin edhe dal me vrap përjashtë. Kërkoj ndihmë. E kishin myt. Faktike unë kam parë kur erdhën këta, Koçin dhe vëllain e Koçit.

Po pse akuzoni Jurgen Kurtin si autor?
Tek kamera tani që unë e shikoj që jam e qetë, atë e ka vrarë Jurgeni se Jurgeni nxjerr një gjë dhe të tre i kanë thyer kockën e hundës.

Dervis ju nuk keni qenë kur ndodhi ngjarja por çfarë ju thanë për arsyet e vdekjes?
Pashë një tmerr me sy, shyqyr tek xhenazja e kishin rregulluar pak, nuk ishte ai Gim që ishte në fillim por ishte totalisht skandaloz. Nuk shihej. Hematoma, gjëra, fryrje. Në fillim thashë nuk është ky.

Zonja Vjollca çfarë kërkoni ju, keni një apel?
Nuk paska shtet për Jurgenin. Më datën 9 prill ka vrarë babën e vet, më 11 prill vrau burrin tim. Kush e di kujt do t’i vijë radha se ai është i lirë akoma. Ai dje ka shëtitur këtej, dje ka shëtitur me makinë e kam parë.

Dervis Arapi: Dua që vetëm ata të kalben në burg. Të paktën ato vite që t’i bëjnë, ti mendojnë kokës dhe të jetë një mesazh për të gjithë njerëzit që bëjnë këto gjëra, mos të arrijnë deri aty. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Agim arapiJurgen KurtiVjollca Arapi
Pas

U denoncua se ka një depo me 400 tonë drogë në Lezhë, kush është ish-deputeti socialist Ndoka

Para

Aksidentohet këngëtarja shqiptare (FOTO)

Para
Aksidentohet këngëtarja shqiptare (FOTO)

Aksidentohet këngëtarja shqiptare (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vetëm makina elektrike nga 2030? Plani i BE, CDU përplaset me Von der Leyen

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një market në Durrës, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Gjendet i pajetë në shkallët e pallatit një 60-vjeçar në Korçë, trupi niset drejt morgut për ekspertizën mjekoligjore

Dy fëmijë të tjerë, përfshirë një foshnjë, vdiqën nga uria në Gaza

Vriten 14 persona në sulmin izraelit ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur në Gaza

Rritet në 27 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Bangladesh, shumica janë fëmijë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula

Braçe denoncon aksionin në Zharnec/ Nuk eshte siguri ushqimore, është varrosje e punës së ndershme

Përplasje me armë dhe sherr për hapësirat në plazh në Sarandë, Ina Zhupa: Situatë alarmante, qytetarët e pasigurt për jetën!

Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës! Do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.