Vetëm pesë ditë na ndajnë nga raundi i parë i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës, por deri më tani nuk ka dalë zyrtarisht asnjë emër.
Mirëpo ish-Këshillati i Fatos Nanos Ylli Dylgjeri, është i mendimit se një nga emrat që mund të kandidojë si president, është këshilltari i kryeministrit për diplomacinë kulturore dhe rilindjen evropiane, Fate Velaj.
Mirëpo Dylgjeri nuk është dakort me këtë kandidaturë, pasi sipas tij, nuk mund të pranohen dy piktorë, edhe kryeministri edhe presidenti.
“Kush mund te jete Presidenti i Ri?
Deri tani heshtje… Amendesime ka pa fund.
Publiku me te drejte kerkon transparence.
Procesi ka nisur. Nje opsion i pranuar nga zoti Rama eshte ai i Presidentit nga Diaspora. Kandidature e gjetur mund te jete zoti Fate Velaj. E vetmja pengese eshte se edhe zoti Fate eshte piktor dhe nuk mund te pranohen 2 piktor, edhe Kryeministri, edhe Presidenti.
Pritet nje prononcimi i BE permes zonjes Vlahutin.”, shprehet Dygjeri.
Konferenca e kryetarëve për Vettingun një ditë më parë vendosi që raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të zhvillohet në 19 Prill në orën 18:00. Sipas Kushtetutës, 20 deputetë minimalisht duhet të firmosin për një emër kandidati për Presidenti. (D.D/Shuplaka)