Këngëtarja Aurela Gaçe më në fund publikon hitin e saj më të fundit “S’mundem”. Një baladë dashurie, na ato dashuri të forta dhe të pamundura. Ky është subjekti i dhimbshëm i kësaj balade romantike, me të cilën Aurela kthehet në treg pak muaj pas lindjes së vajzës së dytë.
“Kenga e re. Dashuri e pamundur. E gezofshi ju zemra qe dashuroni me shpirt… por qe kurre s’do te jeni bashke”, shkruan Aurela, krahas videos së publikuar.
Teksti dhe muzika e këngës janë shkruar nga Adrian Hila, i cili është kompozitori më besnik i këngëtares. Klipi i “S’mundem” është realizuar në Maqedoni. (D.D/Shuplaka)