Një tjetër laborator droge është zbuluar në vendin tonë. Bëhet fjalë për një vend kultivimi të lëndës narkotike të dyshuar “Cannabis sativa” në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fieri.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet selaboratori i drogës funksiononte në dy katet e një pallati që ishin kthyer në një vend kultimi të kanabisit.
Zbulimi i tij u krye pas dyshimeve të lindura nga fatura e lartë e energjisë elektrike që shkonte në 3 milionë lekë. Mësohet se janë kryer arrestime dhe sekuestrime, ndërkohë që detaje të tjera do të bëhen me dije nga policia në një konferencë për shtyp në orën 09:30.
(XH.A/SHUPLAKA)