Dita e sotme mbart një rëndësi të veçantë, duke marrë shkak takimin mes Ramës dhe Metës që do të zhvillohet këtë të shtunë, ku do të vendoset për fatin e koalicionit qeveritar.
E si për të dhënë mesazhin për kundërshtarët politikë dhe ëndrrat me sy hapur të tyre, ai ka zgjedhur pikërisht kështu t’u uroj “Mirëmëngjes” shqiptarëve.
Përmes një interpretimi të veçantë shkëputuar nga “Britain’s got talent”, kryeministri uron një të shtunë të qetë me “ëndërr me sy hapur”.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një të shtunë të qetë me këtë ëndërr fantastike me sy hapur”, shkruan ai.
(XH.A/SHUPLAKA)