23:20 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Jam i mahnitur nga këmbëngulja e Blushit për të luajtur viktimën, s’po shkruan ndonjë libër ku mund të lëshojë vrerin”, i përvishet Biba

11:24 | 15/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Jam i mahnitur nga këmbëngulja e Blushit për të luajtur viktimën,  s’po shkruan ndonjë libër ku mund të lëshojë vrerin”, i përvishet Biba

Regjistrimi i partisë ”Libra” është kthyer sërish në ”mollë sherri” mes Ben Blushit dhe kreut të KQZ-së, Denar Biba.

”Prej mëse dy muajsh, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i përgjigjet kërkesës sonë që LIBRA të konstatohet si parti me dy deputetë në parlament, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën.”, denoncoi Blushi, duke shtuar se ”Kolegji Zgjedhor, pas padisë dhe argumenteve tona konstatoi që KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi që brenda 10 ditësh KQZ duhet t’i përgjigjet LIBRAs.”.

Për Blushin e gjitha nuk është më çështje ligjore, as politike, por psikike.

”Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit por çudia është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të rregjistrohet. Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike.”, përfundon deputeti.

Por nuk ka qëndruar indiferent Biba, duke theksuar se Blushi po bën rolin e viktimës dhe se partia e tij është regjistruar në KQZ.

”Jam i mahnitur nga këmbëngulja e Ben Blushit për të luajtur deri në fund rolin e viktimës së KQZ! Nuk e di a është zoti Blushi i vetëdijshëm se nuk po shkruan një libër ku mund t’i lëshojë frerin fantazisë së tij, por deklarata ku vetëm gënjen dhe fyen një institucion që nuk i ka asnjë borxh. Sot, i lartpërmenduri ka publikuar një status ku pretendon se ka fituar gjyqin me KQZ, e cila “nuk paska pranuar ta regjistrojë”!!!Ndërkohë, e vërteta është se partia e tij “Libra” është regjistruar e para në KQZ dhe kjo provohet lehtësisht nga dokumentacioni zyrtar.”, i përvishet Biba, Blushit.

Blushi ka kaluar disa shkallë deri në regjistrimin e partisë, ku iu desh të mblidhte mbi 10 mijë firma. Por nga një verifikim i shpejtë në KQZ te partitë politike të regjistruara ”LIBRA” është e para në listë. Nuk dihet nëse për të qëndruar në këtë listë do të duhet të përmbushësh edhe ndonjë kriter tjetër. (V.G/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Ben Blushibibadenar bibaKQZ
Pas

Detaje nga kontrabanda në Qafë-Botë, si u kapën në flagrancë duke kaluar 800 kilogramë limona të pa zhdoganuar

Para

Pashkë të ëmbla për Arbana Osmanin, si i dekoron lepurushi Joni me mamin (FOTO)

Para
Nxori sekretin për seksin, skenaristja e Big Brother: “Rrezikon” punën Arbana Osmani (FOTO)

Pashkë të ëmbla për Arbana Osmanin, si i dekoron lepurushi Joni me mamin (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.