Ka përfunduar takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, për fatin e koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste dhe çështje të tjera lidhur me situatën politike në vend.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pari që ka lënë ambientet e hotel “Tirana” ku u zhvillua takimi që zgjati rreth 1 orë e 40 minuta. Ai është parë duke dalë i buzëqeshur në shoqërinë e ministrit Petrit Vasili.
Pritet që të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, ai që do të flasë për këtë takim. Sikundër edhe në fillim të këtij takimi, ai do të flasë për atë që diskutua në takimin me dyer të mbyllura.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1594″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]