04:48 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Seri e telenovelës 4-vjeçare”, Basha ngulon: Bashkëudhëheqësit e qeverisë të lënë demagogjitë

14:47 | 15/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Seri e telenovelës 4-vjeçare”, Basha ngulon: Bashkëudhëheqësit e qeverisë të lënë demagogjitë

Përmes një reagimi të gjatë të pak minutave më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar edhe një herë ndaj takimit të sotëm të dy bashkëkrerëve të koalicionit që qeverisi vendin.

Duke iu referuar prononcimit të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për mediat, ai ka theksuar sërish se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje që i jep fund ngërçit politik dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Ai u kërkon bashkëudhëheqësve të qeverisë që t’i japin fund telenovelës 4-vjeçare, demagogjive dhe shfaqjeve teatrale.

“Pasi dy javët e fundit miratuan së bashku një sërë projektesh që grabisin prona, pasuri publike dhe taksat e qytetarëve për llogari të klientëve dhe pasi u bë e qartë për të gjithë se Shqipëria nën qeverisjen e tyre është shndërruar në një laborator gjigand droge, dy bashkëudhëheqësit e koalicionit që e ka sjellë Shqipërinë në prag të katastrofës luajtën sot në publik një seri të re të telenovelës së tyre 4 vjeçare.

Nga qëndrimi i sotëm është e qartë se ata janë të patrazuar dhe të pavetëdijshëm për gjendjen ku ndodhemi dhe arsyet pse kemi arritur këtu. Ata nuk duan ta dinë se ne jemi në krizë për shkak të kriminelëve që Edi Rama solli me vetëdije në krye të vendit dhe vazhdon t’i mbajë aty me mbështetjen e Ilir Metës. Nuk duan ta kuptojnë se ne kemi arritur këtu për shkak të drogës që e ka kthyer Shqipërinë në një shtet të falimentuar, i cili nuk kontrollon dot territorin dhe ekonomia e të cilit sundohet nga droga dhe interesat e drogës. Se jemi në këtë gjendje për shkak të dështimit të qëllimshëm nga Edi Rama të reformës elektorale. Se jemi në këtë gjendje për shkak të shkatërrimit nga Edi Rama të konsensusit të 22 korrikut për reformën në drejtësi dhe miratimit të njëanshëm të ligjeve që e vënë drejtësinë në kontrollin e tij. Se jemi në këtë gjendje për shkak të kriminelëve që po lirohen për ditë, nën presionin direkt të Edi Ramës, dhe që do të përdoren për ta mbajtur Edi Ramën në pushtet duke kapur zgjedhjet.

Nga kjo situatë mund të dilet vetëm me një zgjidhje, e cila këput lidhjet e qeverisë me krimin, pastron Kuvendin dhe shtetin nga kriminelët, parandalon dhe lufton kultivimin e drogës dhe garanton organizimin e paanshëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto objektiva nuk mund të përmbushen nga qeveria dhe kryeministri që i shkaktoi në mënyrë të vetëdijshme problemet. Qeveria që kemi është e inkriminuar deri në rrënjë dhe duhet të shkulet me rrënjë, kryeministri e çdo ministër i saj duhet dhe do të largohet.

Zgjidhja e vetme për krizën është qeveria teknike. Çdo përpjekje për ta shmangur zgjidhjen nga qeveria teknike është vjedhje e kohës së shqiptarëve dhe shtim i kostove që gjendja ku jemi po u sjell atyre. Ndaj bashkëudhëheqësit e qeverisë duhet të lënë demagogjitë dhe shfaqjet teatrale për të çorientuar opinion publik dhe duhet të pranojnë dialogun e vërtetë: dialogun për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin prej saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”, u shpreh Basha. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Lulzim Basha
Etiketa: deklarateedi ramailir metalulzim basha
Pas

Ben Blushi zyrtarizon: Do të marrim pjesë në zgjedhje, të gatshëm të…

Para

71 kilogramë drogë brenda 99 tubave plastikë, si u gjetën gjatë kontrollit në Kapshticë (FOTOT)

Para
71 kilogramë drogë brenda 99 tubave plastikë, si u gjetën gjatë kontrollit në Kapshticë (FOTOT)

71 kilogramë drogë brenda 99 tubave plastikë, si u gjetën gjatë kontrollit në Kapshticë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.