09:21 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë po ndodh me drogën në Shqipëri dhe ç’është gjithë ky zell i Xhafajt

17:25 | 15/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me drogën në Shqipëri dhe ç’është gjithë ky zell i Xhafajt

Sot një faturë prej 3 milionë lekësh të energjisë elektrike ka nxjerrë zbuluar një laborator droge mes Fierit. Në një vilë, kultivohej kanabis, ndërsa 6 burra dhe 2 gra janë vënë në pranga.

Dje, u zbulua një laborator në një magazinë në periferi të Tiranës, në Shkozë. 10 persona të arrestuar.

Tre ditë më parë një tjetër laborator u zbulua në Skrapar, që u shoqërua me 2 arrestime, 3 shkarkime në Policinë e Shtetit dhe 8 hetime disiplinore.

Fatmir Xhafaj ka më pak se një muaj në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por me sa duket ka bërë punën e qindra ditëve të ish-kolegut të tij Saimir Tahiri.

23 tonë kanabis është sasia e drogës kapur nga Policia Shqiptare, në thuajse 20 ditë, për të mos llogaritur pastaj denoncimet në rrjete sociale, mes të cilave 400 tonë denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe kushedi sa tonë të tjerë janë fshehur maleve e fushave.

Aq e dukshme është puna e Xhafajt këto ditë, sa edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani që kish ngritur zërin për drogën në kohën e Tahirit, e përgëzoi për punën e bërë, atë dhe Policinë e Shtetit.

Dhe puna e Xhafajt në fakt është thikë me dy presa: nga njëra anë i duhet të punojë por nga ana tjetër kapja e kaq shumë droge dhe kaq shumë laboratorësh e nxjerr zbuluar me deklaratat që pjesëtarë e ish-pjesëtarë të qeverisë bënin kohë më parë.

S’po dihet se ç’po funksionon në Policinë e Shtetit. U shkathtësuan informatorët, policia mori më shumë guxim, apo u vendos shpejt e shpejt ndërhyrja sipas informacioneve kyçur në sirtare?! Apo ndonjë version i tipit ”fajin e kishte Saimir Tahiri”?! Se me siguri, droga këto 20 ditë nuk u mboll!

Punët nisën të lëvizin me shkarkimin e Saimir Tahirit, që Rama e vlerësoi si ministër i ”suksesshëm” i qeverisë. Të mësuar me Tahirin, që s’linte rast pa dalë në ekran, tani na duket pak e çuditshme kjo distancë që Xhafaj mban me mediet.

Dhe ta mendosh që Tahirit iu desh kohë ta pranonte publikisht që kanabisi ekzistonte dhe se po merrte përmasat e një fenomeni. Mediatikisht tentoi ta mbante nën kontroll, duke publikuar video aksionesh me disa rrënjë, por kurrë në këto përmasa e duhet thënë që ka një diferencë të madhe të kapësh fshatarët me 10 a 100 rrënjë dhe të shkatërrosh nyje të sistemit të drogës.

Nuk dihet nëse ministri i ri do të mbajë këtë vrull edhe pas zgjedhjeve, në mos kjo dëshirë do të nisë t’i zbehet ashtu si padashje nëse fitojnë një mandat të dytë.

Por një gjë është e sigurtë, se ”dora e shtetit” po pati vullnet nuk ka si të mos jetë e fortë e në këtë rast, e meritojnë një ”Bravo ”. Veçse duhet uruar të mos ndalen se kushedi sa informacione ka sirtareve!/Valmora Gogo- SHUPLAKA

 

Etiketa: DrogaFatmir Xhafajkanabisiqeveriaramasaimir tahiri
Pas

Pas takimit me Ramën, Meta zgjedh të jetë mes grave të LSI-së (FOTOT)

Para

Rreziku për sulme terroriste, Massafra: Mesha e Pashkës do bëhet, kush e ka për detyrë të na sigurojë

Para
Rreziku për sulme terroriste, Massafra: Mesha e Pashkës do bëhet, kush e ka për detyrë të na sigurojë

Rreziku për sulme terroriste, Massafra: Mesha e Pashkës do bëhet, kush e ka për detyrë të na sigurojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.

Kinë/ Sot 36-vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen ku vdiqën 10 mijë njerëz

Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.