Telashet nuk kanë fund për adoleshenten nga Librazhdi, e cila u zhduk për një javë rresht pa lënë asnjë gjurmë. Pasi më në fund u zbulua vendodhja e saj dhe u rikthye në shtëpi, të tjera peripeci i ndodhën.
Drejtoria Arsimore dhe shkolla “Ibrahim Muça” e kanë përjashtuar nga shkolla. Brisilda Mana, kështu quhet 17-vjeçarja, kishte plotësuar numrin e mungesave, prandaj institucioni arsimor arriti në këtë përfundim.
“InfoElbasani” shkruan se me veprimet e saj, Brisilda ka përçuar mesazhe negative për shoqet dhe shokët, pasi në qendër të vëmendjes së saj kjo shkollë ka edukimin dhe përgatitjen cilësore të nxënësve.
17-vjeçarja u largua nga banesa të premten e kaluar pa lënë asnjë gjurmë, ndaj mamaja e saj e shqetësuar bëri një kallëzim në polici. Mirëpo fatmirësisht ajo u rikthye në shtëpi.
Nëna e Brisildës është e mendimit se përjashtimi nga shkolla nuk e ndihmon të bijën, përkundrazi e përkeqëson më shumë situatën e saj. Mirëpo shkolla e ka marrë vendimin tanimë. (D.D/Shuplaka)