16:37 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’u bë qameti për ca pije më shumë, si e ka kthyer librarinë te liqeni aktivisti që kundërshtonte Veliajn (FOTO)

22:34 | 15/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“A je favorizuar nga Veliaj?” Flet aktivisti Eljan Tanini: Libraria nuk është ndërtim, do jetë e lëvizshme! Ide në grup!

Kundërshtari i fortë i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili rreth dy muaj më parë hapi një kioskë në zonën e liqenit, ka vendosur të bëjë disa ndryshime te kioska e tij.

Pak kohë më parë, aktivisti Eljan Tanini deklaroi se kioska e tij shërben si  një bibliotekë në natyrë, ku kushdo mund të kalojë pak kohë të lirë nën shoqërinë e librave dhe nuk ka aspak qëllime përfitimi. Mirëpo sëfundmi, ai ka shtuar pije dhe kafe te “biblioteka e tij në natyrë”.

Eljan Tanini ka qenë një kundërshtar i fortë i Veliajt një vit më parë, për ndërtimin e Parkut të Lojërave te Parku i liqenit artificial. Por para dy muajsh u duk sikur ai i harroi protestat, pasi pak para inagurimit të këndit te Parku i Liqenit hapi kioskën me libra.

Në një intervistë për “Shuplaka-n” në shkurt të këtij viti, Tanini deklaroi se nuk e shihte kioskën si një ndërtim, por si  një gjë me xham dhe me dru mbi një mbajtëse druri. Më tej ai thotë se ajo është meduar si një hapësirë publike dhe falas, ku njerëzit janë të lirë të bëjnë ç’të duan.

“Unë kam një nismë timen që quhet ”Mbill pemën tënde” dhe për 2 vjet në gjithë Shqipërinë kemi mbjellë rreth 11 mijë e ca fidanë. Bashkë me ”Ecovolis” dhe disa të rinj të tjerë për të bërë këtë idenë në parkun e liqenit, një bibliotekë në natyrë, që quhet ”LibrAria”. Nuk ka mënyrë më të bukur për ta dashur parkun e liqenit se sa me libra, mes natyrës, mes mjedisit, edhe përballë gjërave që shkojnë edhe nuk shkojnë. Kjo është ideja.

Ajo është menduar si një hapësirë publike, falas, ku njerëzit mund të vijnë atje, që të bëjnë ç’të duan, muzikë, art, mund të lexojnë librat, mund t’i shfletojnë, po kryesisht kanë një lëvizje për fëmijët. Ideja është, që siç e keni parë sot nga fotot, të afrohen më shumë fëmijët me librin, me natyrën dhe t’i harrojnë telefonat.

Nëse unë kam ide shumë të mira dhe nëse i bashkohem grupimeve që ndajnë të njëjtin grupim me mua kjo nuk do të thotë që unë s’duhet t’i bëj idetë e mia për hatër të protestave që mund të kem bërë më përpara ose për hatër të situatave të ndryshme që mund të kenë ndodhur në jetën time.

Nëse unë dua të bëj një gjë të bukur, që e ndjej…pra parketi i librarisë është dhuratë, është donacion, edhe librat janë donacion, xhamat janë donacion, kasa është donacion, dërrasat janë donacion.”, është shprehur Tanini.

Mirëpo mesa duket, dy muaj më vonë aktivisti ka ndërruar mendje duke shtuar edhe “gjëra” jo falas. Vetëm nëse pijet janë të dhuruara nga ndonjë fondacion apo bashkia, por kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: eljan taninikioska
Pas

LIBRA publikon emrat e 190 kandidatëve, e para parti gati për “zgjedhje”

Para

Makinë-bombë civilëve sirianë që po evakuoheshin nga lufta, rreth 100 viktima (VIDEO)

Para
Makinë-bombë civilëve sirianë që po evakuoheshin nga lufta, rreth 100 viktima (VIDEO)

Makinë-bombë civilëve sirianë që po evakuoheshin nga lufta, rreth 100 viktima (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka më arsye për të vijuar bisedimet bërthamore me SHBA-në

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Tragjedia me 241 viktima/Gjendet kutia e zezë e Air India, e rëndësishme për hetimin

Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

Izraeli paralajmëron sulme të reja nga Irani: Do të nisin mbrëmjen e sotme, 50 batalione gati për mbrojtje

Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.