15:15 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Fiset që koha i harroi, indigjenët në qoshet më të largëta (FOTOT)

00:03 | 16/04/2017
në Bota, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fiset që koha i harroi, indigjenët në qoshet më të largëta (FOTOT)

Fotografja nga New York, Terri Gold ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së saj në kërkim të fiseve indigjene anembanë botës. Që fëmijë ajo ëndërronte për vende të largëta dhe për misteret që fshiheshin në to.

Kështu Terri shpenzoi 10 vite të karrierës së saj për projektin e fotografisë të cilin e ka titulluar “Çështje të një bote që rrotullohet”. Me fotot e saj, Gold kërkon të gjurmojë fisët rreth globit që i rezistojnë kohës ndërsa vitet kalojnë. 

Fotot e saj janë marrë gjatë një dekade dhe kërkojnë hapjen e një diskutimi në lidhje me globalizimin e zhvilluar që kërcënon kulturat indigjene.

” Më kanë tërhequr gjithmonë qoshet më misterioze të Tokës. Kam kërkuar të vizitoj njerëz që nuk i kishin harruar traditat e vjetra, që e ndiejnë të kaluarën e tyre bashkë me erën”, tregon ajo në një shkrim të Daily Mail, përkthyer në shqip nga portali Albeu.com.

“Emrat e një toke të largët më thërrisnin- Samarkand, Lhasa, dhe Timbuktu. Ëndërroja të udhëtoja me karvan në të gjitha Himalajet, për të gjetur mbretëritë e fshehura. Kur arrita moshën e duhur ndoqa ëndrrën time me tre kamera të varura në qafë, dhe aty filloi udhëtimi i jetës sime…

projekti “Çështje të një bote që rrotullohet” që tregon të vërtetat ndër kulturore të universit tonë: rëndësia e familjes, komunitetit, ritualeve tradicionale dhe një diversiteti magjepsës të këtij universi” tregon Gold. 

“Unë dua të jem në cilësinë e një fotografi që e kap momentin e rrufeshëm në kohë, dhe jam në kërkim të magjepsjes rreth botës sonë dhe lidhjet që kemi me njëri-tjetrin”.

“Edhe pse të ndarë në kontinente të ndryshëm , me milje larg, me male, fusha, ishuj, pyje, dhe shkretëtira, shumica e kulturave indigjene ruajnë po njësoj mënyrën e tyre të jetesës”. 

Projekti i fototgrafisë e ka çuar Terrin në Namibi, Etiopi, Nigeri, Indi dhe Kinë, ku ka vizituar fiset indigjene.

Sipas Gold, “njohuritë tradicionale të shoqërive indigjene kanë fuqinë të kontribuojnë në vizionin modern të teknologjisë, shkencës dhe mjekësisë për një jetesë të qendrueshme në planet.

“Edhe pse nuk shohim në këto foto zakonet dhe traditat tona, shpresa ime është që të njohim njerëzimin tonë të përbashkët. Nëse ne ndajmë historitë tona dhe vlerësojmë misteret në çdo fushë , mund të kuptojmë më mirë atë që shtrihet mbrapa dhe përpara nesh”-thotë Gold.

“Kulturat indigjene që po ndjekin jetesën e tyre tradicionale po zhduken me shpejtësi. Kështu rrezikohet edhe një numër i madh i njohurive dhe mjeshtërive. Megjithatë të ndryshojë në vetvete nuk e shkatërron kulturën, pasi të gjitha shoqëritë janë vazhdimisht në evolucion. 

“Kulturat e ndryshme mbijetojnë kur i mbajnë zakonet e të kaluarës së tyre që luajnë rol në të ardhmen, në mënyre të tillë që të tregojnë shpirtin dhe ekzistencën e tyre pavarësisht forcave të globalizimit”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1599″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: fisetindigjene
Pas

Me kë e ka Ledion Liço? Mesazhi i çuditshëm që jep sot

Para

Ç’po ndodh në Tiranë? Pas meshës së shenjtë besimtarët mbushin rrugët me qirinj ndër duar (FOTO/VIDEO)

Para
Ç’po ndodh në Tiranë? Pas meshës së shenjtë besimtarët mbushin rrugët me qirinj ndër duar (FOTO/VIDEO)

Ç’po ndodh në Tiranë? Pas meshës së shenjtë besimtarët mbushin rrugët me qirinj ndër duar (FOTO/VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.