Ata u konfliktuan dhe sherri i tyre degradoi deri edhe fyerje personale. Fjalën e kemi për tre banorët e Big Brother, Olsin, Ervinin dhe Damianon.
Në fillim të shfaqjes iu komunikua se kalojnë direkt në televotim, por dënimin më të rëndë do e marrin gjatë javës.
Përveç këtij dënimi, Arbana u kërkoi tre djemve të shkojnë në shtëpinë e beqarëve, aty ku u tha se do të jetojnë të tre gjatë kësaj jave, larg partnereve. Por jo vetëm kaq, ata duhet të bëjnë punë çdo ditë, të lajnë rroba, të hekurosin etj dhe do të përballen me kushte burgu. Sa do t’ja dalin na mbetet të shohim. (J.V/Shuplaka)