06:37 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Pashkët” si zgjodhën të urojnë Nishani, Meta, Rama dhe Basha

12:51 | 16/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Pashkët” si zgjodhën të urojnë Nishani, Meta, Rama dhe Basha

Dita e sotme është e shënuar për të gjithë besimtarët e Krishterë pasi kremtohet festa e Pashkëve, dita e ringjalljes së Krishtit. Në një ditë ku nuk mungojnë urimet dhe shpresa për momente më të mira.

Edhe politikanët shqiptarë nuk kanë munguar me urimet e tyre për këtë ditë. Kryeministri Rama është mjaftuar me një postim në rrjetet sociale.

Basha po ashtu por edhe me një fjalë të shkurtër nga çadra. Urimet për këtë ditë i ka shprehur edhe Presidenti Nishani i cili ka apelau për më shumë paqe dhe dialog.

Kreu i Kuvendit Meta ka uruar nga Katedralja e Ringjalljes së Krishtit në Kryeqytet. 

Urimi i Presidentit Nishani:

Të dashur besimtarë të krishterë shqiptarë!

Në këtë ditë të shenjtë, të Pashkëve kur të gjithë besimtarët e krishterë urojnë njëri-tjetrin dhe kur besimi i tyre i palëkundur te Biri i Perëndisë ripërtëritet e shumëfishohet, kam privilegjin e kënaqësinë që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj të gjithëve nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet! Sa më shumë, mbarësi, paqe dhe begati e lumturi për ju dhe në gjirin e familjeve tuaja!

Dëshiroj gjithashtu që në këtë ditë të bekuar të gjithë së bashku të rigjejmë brenda vetes virtytet më të sinqerta jo vetëm te besimi në Zot, por edhe te shoqi-shoqi, si vëllezër e motra, si bij e bija të denja shqiptarësh, që ngahera kanë aftësitë, forcën dhe kurajën për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për begatinë dhe të ardhmen e lumtur të vendit e të popullit tonë, sidomos atë të brezave të rinj e atyre që do të vijnë më pas!

Festa e mrekullueshme dhe frymëzuese e Pashkëve, kjo ditë e ripërtëritjes së besimit e shpresës për një të nesërme më të mirë, na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e veta, duke u përpjekur parreshtur që krahas harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore e proverbiale shqiptare, t’i vërtetojmë botës dhe sidomos familjes evropiane, se vlerat e vyera të kombit tonë të lashtë janë të palëkundura e të pashtershme.

Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e shenjtë të Pashkëve!

Urimi i Kreut të Kuvendit Meta: 

Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Franceskut për të ripërtërirë dialogun, për të rritur kapacitetet, për të dialoguar sepse dialogu bashkëpunimi janë themelet e një shpresë për njtë të nesërme më të mirë. Shpresojmë që këto pashkë të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë.

Urimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES ?

Dhe ju uroj GËZUAR PASHKËT me këtë imazh të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës në 2013 dhe sot?

Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë.

Shumë është bërë për trashëgiminë dhe thesaret tona historike e kulturore. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam ????me #Shtet #Punë #Mirëqenie?

Urimi i Lulzim Bashës:

Besimtarëve të krishterë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku ndodhen, me paqe në zemrat dhe shtëpitë e tyre, me shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen!

Etiketa: Bashametanishaniramaurimet per pashke
Pas

Ahmetaj mbështet Klodian Shehin, inspektojnë së bashku punimet në Përroin e Leshnicës

Para

I zhveshur nga posti i ministrit, Saimir Tahiri provon aventuara në qiell (FOTO)

Para
I zhveshur nga posti i ministrit, Saimir Tahiri provon aventuara në qiell (FOTO)

I zhveshur nga posti i ministrit, Saimir Tahiri provon aventuara në qiell (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.