Amilcar Henriquez, 33-vjeç është vrarë nga persona ende të paidentifikuar pranë shtëpisë së tij në provincën Colon.
Mesfushori është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe nga të shtënat janë plagosur dhe dy persona të tjerë.
Ai është dërguar menjëherë në spital por më vonë u njoftua dhe vdekja e tij. Sulmi ndaj futbollistit është konfirmuar edhe nga autoritet vendase.
Didacio Camargo, shefi i shtypit për Policinë Kombëtare të Panamasë, konfirmoi se Henriquez ishte qëlluar disa herë nga një makinë pranë shtëpisë së tij në Colon Provinca në veri të vendit të Amerikës së Jugut, raporton ESPN.FC.
Dëshmitarët thanë se një makinë tip Nissan me ngjyrë të kuqe u pa në zonën para se mesfushori doli nga automjeti dhe e qëlloi atë dhe shokët e tij.
Në lidhje me ngjarjen reagoi presidenti i Panamasë Juan Carlos Varela, i cili dënon vrasjen dhe kërkoi vënien para drejtësisë të autorëve.
“Ne dënojmë ashpër vrasjen e Amilcar Henriquez, ne do të japim të gjitha forcat e sigurisë së Colon për kapur ata që janë përgjegjës”, -tha Varela. (M.D/ Shuplaka)
(M.D/ Shuplaka)