Ditët e fundit është folur shumë për incidentin e Luana Vjollcës me një fans të fiksuar, i cili u përlesh fizikisht me mikun e saj, Krenar Çoçajn në kryeqytet.
Deri tani moderatorja nuk kishte bërë asnjë reagim në rrjetet sociale, e ndërsa ditën e sotme ka zgjedhur të thyejë më në fund heshtjen heshtjen e saj.
Ajo ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë përmes një fotoje të postuar në InstaStory por nuk ka thënë asgjë mbi konfliktin që “mori dhenë” nëpër kronikat rozë.
“Gëzuar Pashkët! Qofshi të gëzuar me mirësi në shpirtin tuaj”, -ka shkruar Luana.
(M.D/ Shuplaka)