Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës ka përfunduar sot në pranga.
Shtetasi Angjelin Shkëmbi, banues në Pulaj të Velipojës u arrestua pasi më datë 28 shkurt të këtij viti ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.
Policia deklaron se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 14 shkurt 2017, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (M.D/ Shuplaka)