Ermal Mamaqi ka postuar sot në rrjetet sociale një foto kur ai, Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj kanë qenë miq.
“4-vite më parë. Më ka marrë malli të shoh bashkë ne të tre”,- ka shkruar Mamaqi sot në rrjetet sociale ku ka marrë shumë komente dhe mbështetje nga ndjekësit.
Dihet se Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj nuk flasin prej kohësh me njëri-tjetrin pavarësisht se dikur kanë qenë miq shumë të mirë dhe kolegë humori.
‘’Unë dhe Genti nuk kemi më komunikim bashkë. Nuk me vjen mirë, por kjo është jeta, gjithsecili ka jetën e vet. Ai dhe unë vendosëm të rrimë kështu pa folur’’, është shprehur Juli.
Po se çfarë ndodhi në të vërtetë, Juli nuk di ta thotë: “Të them të drejtën as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, edhe pse duket e çuditshme. Mbase e di Genti”,- është shprehur Julian Deda vjet në Xing me Ermalin.
(M.D/ Shuplaka)