Burime të pakonfirmuara të ”Shuplakës” njoftojnë se në Doganën e Durrësit janë arrestuar mbi 10 doganierë dhe policë të antidrogës.
Burimet thonë se bëhet fjalë që në Ankona të Italisë është kapur një sasi e konsiderueshme droge që vinte nga Shqipëria.
Si rrjedhojë kanë qenë të detyruar të arrestojne të gjithë turnin dhe drejtues të tyre.
Mes të arrestuarve mësohet se janë zyrtarë të lartë të Kufirit dhe Portit. Arrestimet po mbahen sekrete sikurse edhe emrat e zyrtareve të vënë në pranga.
Mendohet se lënda narkotike ka kaluar nga Durrësi në drejtim të shtetit italian. Priten akoma të tjera detaje nga kapja e drogës dhe po ashtu arrestimet që ka sjellë lënda narkotike në Durrës.
(M.D/ Shuplaka)