Ashtu siç e lajmëruam edhe mbrëmë pas mesnate një furtunë e vërtetë arrestimesh ka ndodhur në Portin e Durrësit.
Në prangat e policisë kanë rënë doganierë, përgjegjës turnesh po edhe shefi i Stacionit Policor të Portit të Durrësit. Në total sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë 1 persona të arrestuar. Ndërkohë që 8 urshër arreste janë lëshuar për doganierët në Qafë-Thanë.
Ata mendohet që të kenë lejuar kalimin e 8 ton drogë në drejtim të Italisë. Akuza që bie mbi ta është ajo e shpërdorimit të detyrës.
Në të gjithë vendin kohët e fundit janë kryer disa aksione antidrogë ku janë sekuestuar me tonelata kanabis. Nga ana tjetër është rritur edhe bashkëpunimi me Italinë dhe janë kryer disa operacione të përbashkëta.
Para dy ditësh në Durrës pati një takim mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Prokuorit të Durrësit Besim Hajdarmata dhe mendohet se një nga temat e diskutimit ka qenë edhe lufta kundër trafikimit të drogës.
Ky hetim përfshin dy episode:
Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.
Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.
Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore për këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit:
- Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
- Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
- Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
- Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
- Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
- Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
- Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
- Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
- Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
- Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
- Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
- Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
- Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
- Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
(E.K/SHUPLAKA)