15:45 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A do jetë McAllister negociatori i PPE-së për dialogun Rama-Basha?

08:28 | 17/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do jetë McAllister negociatori i PPE-së për dialogun Rama-Basha?

Edhe njëherë tjetër partitëdhe klasa politike në vendin tonë  deshtuan për të gjetur rrugën e dialogut dhe marrëveshjeve.

Edhe pse protesta e opozitës vijon prej dy muajsh në shesh palët nuk kanë mundur dot të gjejnë rrugën e marrëveshjeve dhe të ulen së bashku në tryezë.

As kreu i LSI-së me qëndrimet e tij disi në mes nuk ka mundur dot të bindë Ramën dhe Bashën që të lënë retorikën sa një ‘Facebook’ dhe sa të çadra. Edhe njëherë tjetër sytë u hodhën drejt BE-së, te ndërkombëtarët.

Pas takimit të së shtunës mes Ramës dhe Metës ata deklaruan se për gjetjen e dialogut me PD-në do të thërriteshin në ndihmë përfaqësues të Partive Popullore Europiane.

Sipas ‘TCH’ negociatori i mundshëm është  gjermani David McAllister. Ai ka kërkuar që të vijë në Shqipëri me një axhendë të përcaktuar më parë.

Për këtë qëllim, janë takuar të shtunën dy negociatorët politikë, Taulant Balla për socialistët dhe Oerd Bylykbashi për demokratët. 

Ata pritet të takohen sërish me nisjen e javës së re politike, në një përpjekje për të dakordësuar çështjet e tryezës së dialogut. 
Paralelisht me këto përpjekje, parlamenti do të zhvillojë dy seanca plenare, të martën për vettingun dhe të mërkurën për presidentin. 

Të dyja këto seanca, ka mundësi të jenë pa produkt. Parlamenti nuk zgjedh dot një komision funksional vettingu pa opozitën, por edhe presidenti, si fillim po trajtohet si një çështje e dialogut ende të munguar me opozitën. 

Po kush është David McAllister:

David McAllister, është një politikan gjerman dhe pjesëtar i parlamentit evropian nga Gjermania. Ai është anëtar i Unionit Kristiandemokrat, pjesë e partive popullore evropiane.

Aktualisht, është zëvendës-president i Partive Popullore Evropiane dhe kryeson, bashkë me Joseph Daul, grupin e punës të partive popullore për politikat evropiane. Për më tepër është dhe zëvendës-kryetar i unionit ndërkombëtar demokrat. 

Në shkurt të 2017-ës, ai u zgjodh kryesues i komisionit të jashtëm të parlamentit evropian në vend të Elmar Brok dhe në këtë kuadër, është edhe raportues për Serbinë. 

McAllister, ka qenë më herët kryeministër i shtetit të Saksonisë së poshtme në Gjermani, duke pasuar Kristian Ulf, ndërsa nga 2014 është zgjedhur pjesëtar i parlamentit evropian. 

Avokat me profesion, ai konsiderohej si një yll në rritje i CDU-së, Kristian-demokratëve e madje edhe si pasues i mundshëm i Angela Merkelit. 

Ai ka lindur në Berlinin Perëndimor, nga një baba skocez dhe një nënë gjermane. Ai ka shtetësi gjermane dhe britanike edhe pse ka nënvizuar se e ndjen veten tërësisht gjerman. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashakriza politikeMcAllisterramatakimi
Pas

Rama uron ditë të mbarë me mandarina: Rritje spektakolare eksporti, 405%

Para

Kim Kardashian me një portret familjar për Pashkët, shihni sa janë rritur vogëlushët (FOTO)

Para
Kim Kardashian me një portret familjar për Pashkët, shihni sa janë rritur vogëlushët (FOTO)

Kim Kardashian me një portret familjar për Pashkët, shihni sa janë rritur vogëlushët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.