“Mirëmëngjes”-i këtij fillim jave nis me imazhin e mandarinave shqiptare, që kryeministri ka zgjedhur për të uruar ditën e mbarë qytetarëve.
Ai ka zgjedhur “të bëjë pak ekonomi”, duke vlerësuar rritjen e prodhimit dhe eksportit tëe agrumeve, që sipas tij bëhet fjalë për një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e 2014-ës.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të mandarinave shqiptare që sot konkurrojnë në tregun rajonal dhe europian
Prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit u rrit me 60%, ndërsa eksporti i tyre pati një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e vitit 2014
Shumë është bërë për rilindjen e fshatit dhe kalimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë e zhvillimit e të rritjes së punësimit. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet#Punë #Mirëqenie.
(XH.A/SHUPLAKA)