Detaje të reja janë zbardhur lidhur me motivet që e shtynë 63-vjeçarin Gëzim Malkaj nga Përmeti t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Mësohet se ai qëndronte prej disa ditësh i shtruar në dhomën 214 të spitalit, në Pavionin e Kirurgjisë, për shkak se vuante nga hernia inguinale (dhjami në rrëzën e kofshës). Ai pritej t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale që ishte shtyrë për shkak të mungesës së anestezistëve.
Sipas dëshmitarëve, ai kishte pasur dhimbje të mëdha ditën e aktit të rëndë, si dhe ankohej për shërbimin e infermieres që nuk i përgjigjej nevojave të tij. Mësohet se për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, ai ishtë shprehur “Epo, këta të bëjnë t’u q** nënën dhe pastaj t’ia bësh bam vetes”. Më pas u kishte thënë fjalët e fundit shokëve të dhomës: “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”.
(XH.A/SHUPLAKA)