Një artikull i sotëm në gazetën serbe “Blic”, ka kryqëzuar ditën e sotme Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Që në faqe të parë të gazetës së 17 prillit, është vendosur fotografia e Thaçit dhe titulli “Thaçi, pardon i drogës dhe i trafikimit të armëve e drogës”.
“Blic” bën me dije se ditën e nesërme do të zbulojë detaje të reja lidhur me klanet kriminale që qeverisin në Kosovë: “Vrasjet e përgjakshme, ndërlidhja e krimit me politikën, raportet me mafinë në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni”.
Edhe në të kaluarën, kjo gazetë ka akuzuar lidershipin kosovar, duke folur se bëhej fjalë për fakte.
(XH.A/SHUPLAKA)