Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar së fundmi një tjetër palestër në kuadër të angazhimit të Bashkisë së Tiranës, për rikonstruksionin e këtyre ambienteve.
Gjatë inspektimit të ambienteve sportive të shkollës “Sinan Tafaj”, kryebashkiaku bëri me dije nismën e Bashkisë së Tiranës për ti dhuruar çdo maturanti në fund të shkollës edhe një set me veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli, që u nda nga jeta pak javë më parë.
Ai i bëri thirrje të gjithë të rinjve që t’i shfrytëzojnë këto ambiente maksimalisht, në mënyrë që të kenë një jetë më të shëndetshme. “Shkollat e Tiranës kanë qenë gjithmonë më të mirat në Shqipëri, ndaj besoj se me terrenet sportive u kemi dhënë të rinjve mundësi të ndërtojnë karakter dhe të përgatiten për një etapë tjetër të jetës së tyre, që është hyrja në universitet, ku gjithashtu Bashkia nga qyteti “Studenti” deri tek ambientet përreth godinave të universiteteve po bën maksimumin që edhe ato të jenë më të njëjtat kushte dinjitoze, siç janë gjimnazet e Tiranës”, shtoi Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)