Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. Në fjalën e tij Rama falenderoi Gjermaninë për kountributin e përhershëm që i ka dhënë Shqipërisë.
Më parë ministri gjerman kishte qenë në një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e jashtëm Bushati ku vendosi theksin te ndalimi i bojkotit parlamentar nga ana e opozitës.
”Pata një takim me një mik të posaçëm të cilin gjej nga rasti ta falenderoj publikisht për kohën që gjeti për të ardhur në vendin tonë dhe për kountributin e tij të vazhdueshëm për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Ne i jemi shumë mirënjohës kancelares gjermane, ministrit Gabriel për kountributin e dhënë sidomos për Reformën në Drejtësi, për projektet në infrastrukturë, arsim profesional dhe jo vetëm. E informova zotin Gabriel për të gjitha hapat e nëdëmarra nga Shqipëria në kuadër të Integrimit dhe sfidat që e presin Shqipërinë, duke nisur nga zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Patjetër që folëm edhe për rajonin, ndamë pikëpamjet për Rajonin dhe procesin e Integrimit të të gjitha vendeve. Dhe së fundi patjetër që ne rikonfirmuam vullnetin tonë për Reformat dhe për të bërë çdo gjë që në Shqipëri të afirmohet prespektiva europiane dhe të mbahen larg faktorët e tretë po që skanë lidhje aspak me Shqipërinë”, deklaroi Rama. (E.K/SHUPLAKA)