Plot 368 kilogram kanabis janë sekuestruar në Gjirin e Karaburunit. Aksioni është bërë gjatë pasdites së sotme.
Shërbimet e policisë si fillim konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.
Më pas filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.
Në total u kapën 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje. (M.D/ Shuplaka)