Sociologu Ergys Mërtiri reagon pas deklaratave të ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i cili u shpreh kundër vendimit të opozitës për të bojkotuar parlamentin.
Sipas Mërtirit, gjermanët nuk kuptohen dhe këtë e argumenton me largimin e Britanisë së Madhe nga Be, si edhe me raste të tjera.
“Nuk kuptojme kerkesen per qeveri teknike, nuk kuptojme bojkotin e parlamentit, nuk kuptojme pse opozita rri ne cader, nuk kuptojme… Natyrisht. Keni kohe qe nuk kuptoni as pse euroskeptizmi po e gerryen Europen, nuk kuptoni pse e djathta radikale po fiton popullaritet, nuk kuptoni pse Anglia shkoi ne Brexit e se shume vende te tjera po tundohen drejt ketij shembulli, nuk kuptoni as perse Ukraina shkoi per lesh duke ndjekur udhezimet tuaja. Pra ju nuk kuptoni. Pacienti: E ve gishtin ketu, me dhemb, e ve ketu, me dhemb, e ve ke tu, me dhemb”. Doktori: “Ke thyer gishtin”.”, reagon Mërtiri.
Paraditen e sotme, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka patur një takim me ministrin e jashtëm të vendit tonë Ditmir Bushati.
Ministri gjerman theksoi gjatë fjalës së tij, rëndësinë e Reformës në Drejtësi dhe mosbojkotimin e Parlamentit nga na e opozitës.
“Ne kemi qenë shumë të gëzuar që në Parlmentin Shqiptar u mundësua konsensusi. Pa e kuptuar mirë nuk e di sesi Parlamentarët e zgjdhur bojkotojnë Parlamentin. Në vendin tim kjo është absurde, duke shkuar në çadër dhe duke bërë opozitën e Parlamentit në të cilën janë zgjedhur.
Pak pas javësh kemi zgjedhjet dhe nëser deputetët nuk janë të kënaqur me këtë të kërkojnë votat në zgjedhje. Ligji bazë i Kushtetutave është që shumica udhëheq mbi pakicat, pasi në demokraci nesër duhet të udhëheqësh. Është e paimagjinueshme sesi një pakicë kërkon të ndryshojë situatën jo përmes zgjdhjeve po përmes bojkotit të tyre.
Mbi bazën e Kushtetutës të zbatohet Reforma në Drejtësi. Këtë do ta përcjellim zi mesazh edhe te opoozita. Edhe Kancelarja ka bindjen se bojkoti nuk është i papranueshëm. CDU ka shkruar një letër opozitës dhe është kërkuar që të mos bllokohet Reforma në Drejtësi.”, është shprehur ministri gjerman. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post