Gazetari Bledian Koka ka komentuar me ironi sot deklaratat e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel ku në daljen me kryeministrin Rama në Tiranë i bëri thirrje opozitës të lërë bojkotin e jetës parlamentare dhe të kthehet në parlament.
“Edi Rama i dërgon 300 mijë emigrantë në 3 vjet, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë vjen e i thotë Lulzim Bashës kthehu në Parlament.
Edi Rama u dërgon të paktën 1 ton hashash në ditë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë vjen e i thotë Lulzim Bashës, nuk e kuptojmë kërkesën për qeveri teknike”,- shkruan Koka.
POSTIMI:
Amazing Europe!…
Edi Rama i dërgon 300 mijë emigrantë në 3 vjet, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë vjen e i thotë Lulzim Bashës kthehu në Parlament.
Edi Rama u dërgon të paktën 1 ton hashash në ditë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë vjen e i thotë Lulzim Bashës, nuk e kuptojmë kërkesën për qeveri teknike. Edi Rama po e shndërron Shqipërinë në një shtet oligarkik si fjala vjen Rusia, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë vjen e i thotë Lulzim Bashës ji më i qartë me kërkesat për zgjedhje të lira e të ndershme. Një Europë që nuk dëgjon opozitën që denoncon krimin e korrupsionin, por i del në krahë qeverisë që mbron dhe e promovon atë, nuk është ajo që duan dhe ënderrojnë 99.9 % e shqiptarëve, mua përfshirë…
p.s…Sepse me këto ritme shumë shpejt nuk do të habitemi më pse Britania e Madhe mori plaçkat e iku nga sytë këmbët prej Europet.:) (M.D/ Shuplaka)