Arsenali i është rikthyer fitoreve pas humbjes në xhiron e kaluar. Ata mposhtën 2 me 1 ekipin e Middlesbrought.
Ekipi Arsene Wenger e nisi mirë takimin ku në minutën 42-të, futbillisti kilian Alexis Sanchez shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. Me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, një për ekipin vendas dhe një për mysafirët që ishte edhe goli i fitores. Për rezultatin 1 me 1 shënoi Negredo, ndërsa për 1-2 Mesut Ozil.
Arsenali me këtë fitore shpreson që të luftojë për një vend që i dërgon në Champions League, ndërsa Middlesbrought së bashku me Sunderlandit janë skuadrat pretendente për t’u përshendetur nga Premier Liga.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti shqiptari, Granit Xhaka, i cili u vlerësuar si një ndër më të mirët për “Topçinjtë”, duke marrë notën 7.2, vetëm Sanchez dhe Ozil ishin më të mirë se ai. (M.D/ Shuplaka)