Një grua u shoqërua në komisariat ditën e hënë pasi sulmoi Marine Le Pen teksa kjo e fundit po fliste përpara një turme mbështetësish. Protestuesit nxituan në drejtim të saj me qëllim për ta sulmuar. Një aktivist hodhi lule në drejtim të kandidates presidenciale të Frontit Nacional Kombëtar, ndërsa një tjetër doli i zhveshur nga turma.
Mes rrëmujës të shkaktuar nga aktivistët kundër, u sulmua edhe deputeti i partisë së Le Pen, Gilbert Collard, i cili ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij.
Pavarësisht se partia e Le Pen nuk ka qenë në krye të pushtetit për shumë vjet në legjislativin francez, ka ushtruar vazhdimisht presion. Deklaratat e Le Pen gjatë fushatave elektorale kanë shkaktuar polemika të shumta.
(XH.A/SHUPLAKA)