Keni varësi nga kafeina nëse konsumoni disa herë në ditë kafe ose pije me gaz. Iu paraqesim pesë mënyra se si ta mbani nën kontroll varësinë tuaj.
Çaj jeshil në vend të kafes
Çaji jeshill përmban rreth 1/3 e kafeinës që gjendet në kafe, ndaj zgjidhni ta keni nën kontroll duke e reduktuar gradualisht atë.
Ibuprofen 3 ditët e para
Ndërprerja e menjëhershme e konsumimit të kafes mund të shoqërohet nga dhimbje koke, ndryshime humori, vështirësi në përqëndrim. Ndaj këshillohet pirja e ibuprofenit tri ditët e para për të minimizuar këto pasoja.
Flini më tepër
Nëse flini më tepër, do të jetë më mirë. “Tani që nuk keni kafeinën ku mund të mbështeteni, ndiheni e lodhur. Ndërsa mund të jetë acarues fakti që ndiheni e lodhur gjatë gjithë ditës, kështu mund ta kuptoni për sa gjumë keni nevojë.”, shkruan “Matrix Medical & Research Centre”.
Konsumoni gjalpë kiriku gjatë pasdites
Konsumimi i gjalpit të kikirkut gjatë pasdites do iu japë më tepër energji. Ose mund të konsumoni bajame, apo ndonjë snak tjetër ushqyes.
Riprezantoni kafeinën, në mënyrë të moderuar
Eleminimi përgjithmonë i kafeinës nuk është i arsyeshëm, ndaj sapo ta keni mësuar trupin të mos jetë më i varur nga kafeina, filloni të konsumoni një kafe me qumësht, herë pas here.
(XH.A/SHUPLAKA)