Komisioni i Sigurisë votoi sot për shtyrjen e amnistisë për armët. Afati i fundit për këtë amnisti ishte data 1 Prill dhe pas kësaj date parashikoheshin masa ndëshkimore të forta për këdo që konstatohej duke mbajtur armë pa leje.
Kjo ishte një nga nismat më të promovuara nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në krye të institucionit.
Ky vendim i Komisionit të Sigurisë është marrë vetëm me votat e mazhorancës dhe pritet të votohet të enjten në Parlament.
Sipas deputetit Piro Lutaj ka pasur një numër shumë të lartë armësh të dorëzuara nga ana e qytetarëve.
Kreu i këtij Komisioni Spartak Braho është shprehur i keqardhur për mungesën e opozitës, pasi sipas tij në këtë Komision janë bërë punë të mira dhe jo fjalë.
‘’Kjo është mbledhja e fundit e këtij komisioni për këtë legjislaturë. Na vjen keq që s’kemi kolegët e djathtë, pasi në këtë Komision janë bërë punë dhe jo fjalë’’, është shprehur ndër të tjera Braho. (E.K/SHUPLAKA)