Tetë femra janë arrestuar në Iran, kjo për shkak se ato u veshën si burra për të marrë pjesë në një ndeshje futbolli. Në këtë shtet, femrat e kanë të ndaluar që të shkojnë në stadium për të parë ndeshje futbolli.
Kështu, duke e patur të ndaluar, femrat u detyruan të maskoheshin për të ndjekur përballjen mes Esteghlal FC dhe Persepolis FC, më 12 shkurt të këtij viti, mirëpo tani u duhet të përballen me ligjin.
“Daily Mail” shkruan se kreu i sigurimit në komunën e Teheranit, Alireza Adeli, tha se kjo nuk ishte hera e parë. Ka shumë gra që dëshirojnë të shikojnë futboll nga tribuna.
Përveç ndalimit të hyrjes në stadium, femran në Iran e kanë të ndaluar edhe të përdorin biçikletën, duke e konsideruar si diçka vetëm për meshkujt. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1624″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]